Zbulohet piromani që iu vuri flakën institucioneve dhe veturave zyrtare (FOTO + VIDEO)


Ndonëse pati akuza të ndryshme dhe gishti u drejtua ndaj shumëkujt për djegiet e veturave zyrtare dhe jozyrtare, si dhe institucioneve shtetërore, vetëm PamPress ka arritur të sigurojë identitetin dhe fotografitë e piromanit që tash e sa javë me mollotov po i terrorizon qytetarët.

Personi që ka marrë pjesë në këto akte vandaliste është Ruari Ann Hajdar Berisha, me inicialet R.A.H.B., një britanezo-amerikano-shqiptar, me tre shtetësi, por një komb dhe një atdhe, i cili aktualisht jeton në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Ky person përkundër prejardhjes së tij euro-atlantiko-shqiptare, akuzohet për veprimtari anti-përëndimore dhe pro-ruse, në Ballkan dhe me gjerë, dhe është i kërkuar tash e sa vite nga Interpool.

Ruari Ann Hajdar Berisha së fundi është parë me fytyrë në një spot reklamues të KFOR-it duke promovuar protestimin paqësor, por edhe pjesëmarrja e tij aty, duke se është bërë pas kamuflimeve të shumta, pasi që e dijmë se KFOR është organizim i pastër, i ndershëm, strikt dhe pro agjendave civilizuese kudo në botë dhe në Kosovë.

PamPress ka dërguar të dhënat për këtë person në Policinë e Kosovës, në EULEX dhe në KFOR, si dhe i ka shkruar Mogherinit, por ende nuk kemi marrë përgjigjje nga asnjëra palë.

I vetmi që ka reaguar në lidhje me këtë rast, ndonëse nuk i jemi drejtuar, është Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni apo i njohur si Harmonikashi, i cili na ka falënderuar për ndihmën që po japim në këtë proces investigativ.

PamPress lutet në të gjitha ritualet e saj pro-euroatlantike dhe pro-përëndimore, që miqtë tanë amerikanë, britanikë dhe përgjithësisht quintianë, të mos degradojnë kah agjendat ruse, si dhe të japin të pamundërën që ky person t’i drejtohet organeve të rendit dhe drejtësisë kosovare dhe ndërkombëtare.

Më poshtë mund të shihni fotografitë e tij dhe videon ku ai shihet në reklamën e KFOR-it.
a1

a2