Zbulohet lloji më i ri i kancerit, ja cilat janë shkaqet dhe simptomat

Kanceri anal është një lloj i pazakontë, i cili është zbuluar kohët e fundit. Shumica e raste të zbuluara nuk janë kuptuar që në fazat e para, pasi simptomat janë zbuluar vonë dhe ngatërrohen me simptoma të tjera. Ndaj edhe ky lloj kanceri është zbuluar kaq vonë.

Simptomat më të zakonshme të këtij kanceri janë gjakderdhje nga anusi, dhimbje në zonën e anusit, kruajtje anale. Nëse keni rritje të mase në kanalin anal, ndjeni lëvizje të zorrëve dhe ndryshime në jashtëqitje do të thotë se jeni në fazën e fundit.

Kanceri anal është i lidhur ngushtë me infeksionet seksualisht të transmetueshme (SST), një prej këtyre infeksioneve është Human Papilloma Virus (HPV). HPV është menduar të jetë shkaku më i zakonshëm i kancerit anal, transmeton gazeta shendeti.

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kancerit anal mendohet të jetë mosha. Në dy rastet e fundit është zbuluar tek persona që janë mbi 50 vjeç. Faktor janë edhe marrëdhëniet seksuale të shfrenura, por mjekët thonë se ata që mund të preken më shumë nga ky lloj kanceri janë homoseksualët.