Zbulohet lidhja e re e Luana Vjollcës me një menaxher

luana

Lidhja e saj me Adrian Gaxhën zgjati disa vite dhe u mediatizua edhe më shumë vitin e kaluar, kur për një rikthim edhe më pasionant me njëri-tjetrin këngëtari maqedonas i dedikoi një këngë. “Ngjyra e kuqe”, jo vetëm që fitoi çmimin e internetit te “Kënga magjike”, por shënoi rekordin e klikimeve në Youtube, duke e bërë shumë shpejt “hit”. Por me sa duket, kjo më shumë sesa kënga e historisë së tyre, ishte një rekuiem për dashurinë e tyre që përfundoi me ndarje. 22-vjeçarja, e njohur si vajza e motit në “Top Channel”, edhe pse asnjëherë nuk shprehet në media për jetën e saj sentimentale, pas ndarjes nga Gaxha nuk është më “single”. Sipas burimeve tona, prej gati 7 muajsh ajo po jeton një lidhje dashurie me menaxherin 25-vjeçar të një qendre të madhe tregtare dhe biznesi në Tiranë. Fjala është për Kreshnik Kasnecin, i cili u bë i njohur para dy vitesh në faqet e shtypit rozë për lidhjen e tij gati 1 vit e gjysmë me këngëtaren 23-vjeçare, Samanta Karavella, lidhje që mori fund vitin e kaluar. Me sa duket, Nikun e tërheqin vajzat e ekranit përderisa sërish zgjedh për të dashur Luanën, e cila këtë periudhë vere është e angazhuar me koncertet e “Summer Fest” nëpër Shqipëri, përkrah Ardit Roshit. Luana dhe Niku ende nuk dalin hapur, pasi përpiqen ta mbajnë sekret lidhjen e tyre, por gjithsesi ka disa vende të tyre të preferuara që i frekuentojnë si çift. Këtë verë Luana ka postuar edhe foto të saj në plazh në profilet zyrtare në facebook etj, ku prezanton linjat e saj perfekte, ndërkohë që në këto ditë të nxehta paparaci ynë e ka fotografuar së bashku me motrën e saj Marinën në pishinat e “Mai Tai”. Natyrisht që ajo nuk do të fotografohet së bashku me të dashurin e ri, pasi është në strategjinë e saj që ta mbajë shumë të fshehtë jetën private. Nuk dihet se si do të vazhdojë më tej lidhja me Nikun, por gjithsesi është ende herët dhe ndoshta një ditë edhe mund të vendosë të flasë. Ndërkohë që, për sa u përket linjave të saj, Luana ka pohuar gjithmonë se i ka dhuratë nga Zoti linjat ideale, pasi ajo nuk merret me palestër apo trajtime të tjera estetike. Luana Vjollca