Zbulohet i dashuri i ri i Rita Orës, shkëmbejnë puthje pasionante

Kanë kaluar vetëm pak kohë nga zyrtarizimi i ndarjes me Rob Kardashian dhe gjithë zhurmën që shoqëroi këtë ndarje, ndërsa Rita Ora tashmë duket se është në krahët e një tjetër djali. Rita është parë duke puthur djalin e legjendës së muzikës, Diana Ross. Krijuesja e këngës Hot Right Now është parë të shkëmbejë puthje në buzë me aktorin dhe muzikantin Evan gjatë një feste në Nju Jork të dielën. Dyshja thuhet se kanë disa kohë që “flirtojnë” me njërit- tjetrin. Një dëshmitar i tha gazetës Nju Jork Post, “Ata ishin aq afër njëri- tjetrit. Ata shkëmbyen puthje të vazhdueshme pasionante” Evan i ka përshkruar si mjaft të gëzueshme në Twitter, momentet e kaluara me Ritën. Lidhja romantike me Evan vjen vetëm pak kohë pas ndarjes së saj me Rob, i cili e akuzoi për tradhti. Po ashtu pak ditë më parë, Rita Ora u akuzua sërish për një aferë me mentorin e saj Jay Z.