Zbulohet formula sekrete e “Coca Cola”: A mund ta bëni edhe në shtëpi?

loading...

Passport
loading...

Receta e pijes më të njohur të gazuar në botë, Coca Cola, gjithmonë është ruajtur sekrete, por pak kush e di se receta e saj është zbuluar qysh në vitin 1993.

Besoni apo jo, në Coca Cola gjendet edhe arrë myshku, koriander, vanillë, cimet e shumëçka tjetër.

Receta është zbuluar nga Mark Pendergrast në vitin 1993, i cili këtë gjë e ka bërë të ditur përmes librit të tij rreth historikut të pijes së gazuar që thuhet se është provuar nga të gjithë njerëzit e botës.

Ai thotë se deri te receta e vërtetë e Coca Colas ka ardhur duke kërkuar rastësisht në arkivat e kompanisë në Atlanta të SHBA-ve.

Mirëpo, edhe nëse dihet receta e pijes në fjalë, vështirë që të keni mundësi ta përgatisni Coca Colan në shtëpi.

Ja receta e plotë:

Citrat kafeine 1 oz.

Ekstrakt vanilje 1 oz.

Arome 2.5 oz (detajet janë më poshtë)

F.E. Coco (derivat i bimës së kokainës) 4 oz

Kiselinë limoni 3 oz.

Lëngë limete 1 kuart

Sheqer 30 lbs

Ujë 2.5 galonë dhe

Karamelë

Aroma:

Vaj portokalli 80 pika

Vaj limoni 120 pika

Vaj të arrës së myshkut 40 pika

Vaj të cimetit 40 pika.

Vaj korianderi 20 pika

Vaj neroli 40 pika

Alkool 1 litër (përzierja e këtyre pikave të vajrave të ndryshme duhet të qëndroj për 24 orë para se të përdoret)

Pija origjinale nga shekulli i 19-të përmbante edhe kokainë, që është nxjerrë nga gjethet e kokainës.

Tani, megjithatë përdoret vetëm ekstrakti nga gjethet e kokainës, ajo pjesa që mbetët pasi të jetë nxjerrë edhe kokaina. /

loading...