Zbulohet e dashura lesbike e kryeministres serbe, prej 8 vitesh jetojnë në një vilë luksoze

Nëse kryeministri do të ishte gay apo kryeministrja do të ishte lesbike në vendin tonë, kjo do të përbënte një super-lajm dhe ndoshta shumë shqiptarë nuk do të kishin pranuar kurë të votonin që t’i drejtonte një person homoseksual, por ja që serbët nuk e kanë aspak problem këtë fakt.

Ditën e sotme mediat serbe kanë pasur si lajm kryesor zbulimin e lidhjes së Kryeministres së tyre me një vajzë, e cila është mjeke. Siç shkruajnë gazetat në Serbi, Anna Brnabic prej 8 vitesh jeton me një femër, e cila është e punësuar në Qendrën Klinike të Serbisë.

“Kurir.rs” e cila ka zbuluar ekskluzivisht se kush është partnerja e Anna Brnabic shkruan se Milica Djurdjiç është një mjeke simpatike, e cila ka qenë në marrëdhënie të qëndrueshme me kryeministren serbe Anna Brnabic për tetë vjet. Që nga takimi me të asgjë nuk ka ndryshuar në lidhjen e tyre edhe kur Anna u vu në krye të qeverisë serbe.

Ato kanë një marrëdhënie të qëndrueshme ku kujdesen për njëra-tjetrën dhe jetojnë në një vilë luksoze në Dedinje.