Zbulohet detaji fatal në tragjedinë e Romanatit, trinjakët u mbyllën brenda në dhomë

Vetëm pak orë pas tragjedisë së rëndë në fshatin Romanat të Durrësit, ku humbën jetën 3 fëmijët 3 vjeçar, kanë dalë detaje të reja, rreth shkaqeve të ngjarjes.

Sipas gazetarëve lokal, të tre fëmijët kanë qenë të mbyllur brenda në banesë me çelës dhe dritarët kanë qenë të izoluara me hekura. Mësohet se nëna e fëmijëve Migena Konçi ishte larguar nga shtëpia për tek prindërit e saj sëbashku me dy vajzat e rritura. Trinjakët kanë qenë të vetëm në dhomë dhe zjarri ka filluar nga shkerpse me të cilën ata kanë qenë duke luajtur.

Sipas raportimeve besohet se ky ka qenë detaji fatl që i ka kushtuar jetën tre foshjeve duke shkaktuar një tragjedi në familjen Konçi dhe jo vetëm. Ndërkohë newsbomb.al, ka mundur të sigurojë një foto të tre fëmjiëve që kanë humbur jetën ditën e sotme në Durrrës.