Zbulohet arsyeja ja pse Sofia është larguar nga ‘Zonë e lirë’


Si çdo të premte, “Zonë e lirë” ka filluar me batutat dhe të ftuarit e Arjan Çanit. Diçka i mungonte emisionit mbrëmjen e djeshme, Sofia e famshme e Çanit. Ajo është zëvendësuar nga një tjetër dhe këtë herë është një Sofi brune. Burime të Blitz.al thonë se ishte një batutë e Çanit që nuk ishte pritur mirë nga i fejuari i Sofies.
Një ndryshim ky që nuk mund të anashkalohej pa u vënë re. Javën e kaluar, në studion e “Zonë e lirë” ishte e ftuar Bleona Qereti. Kur Çani pyet Bleonën në qoftë se kishte fjetur me të gjithë ata që ka punuar, Bleona i ka drejtuar të njëjtën pyetje, në qoftë se ai kishte fjetur me Sofinë.

Si gjithmonë ai ka reaguar plot humor kundrejt kësaj pyetjeje dhe ka bërë një batutë për këtë.
Por duket se batuta e Çanit nuk është pritur mirë dhe ka nxehur të fejuarin e Sophies. Burime për Blitz.al, pohojnë që ka pasur edhe debate. Batuta e Arjan Çanit i kushtoi asaj vendin e punës, sepse i fejuari i saj nuk e ka lejuar që ajo të shkojë më në emision.
sofia-ariancani-560x355-0_1461402170-8737506