?Zbulohen fotot e qelisë ku u torturua dhe u vra shqiptari Ilia Kareli

Orët e fundit janë zbuluar fotot eksluzive që kanë arritur të marrin prokurorët grekë direkt nga qelia ku ndërroi jetë Ilia Kareli.

Ndërkaq, nga hetimet rezulton se 2 gardianët, ish-komando policie, me inicialet K.X dhe X.K, pasi e pështynë dhe e ofenduar i dhanë goditjet fatale. Nga fotot duket qartë rrahja dhe masakrimi ndaj Karelit për 2 orë e gjysmë.

Në një nga fotot duket qelia ku u masakrua shqiptari Ilia Kareli, ndërsa në fotot e tjera dallohen njollat e gjakut në mur. Ndërkaq, për një moment shfaqet mbulesa e gjakosur, me të cilën u mbështoll 42 vjeçari, ndërsa më tej duken rrobat që kishte veshur Kareli kur u gjet pa jetë. (Shqiptarja)