Zbulohen detajet teknike të Infiniti Q50

loading...

foto (2)

loading...
Kompania Infiniti ka zbuluar detajet teknike të modelit të ri Q50 si dhe çmimin. Rreth një muaj më parë Infiniti ka zbuluar çmimin për divizionin anglez, duke pranuar se çmimi shartues fillon me 28.000 funte.

Q5 është shumë luksoz, dhe këtë gjë më së miri e dëshmojnë pajisjet dhe teknologjia moderne që është instaluar si brenda ashtu dhe jashtë kabinës.
Infiniti i ri ka drita LED, kondicioner dy zonal, kamera, bluetooth, fellne 17 inç si dhe karrige të lëkurës.

Fuqia motorike vjen nga një agregat me 2.2 litra më naftë që prodhon 170 KF apo 125 KF dhe 400 Nm. Sa i përket modelit Hibrid, kjo veturë do të kushtojë 40.000 funte dhe vjen me një motor shumë më të fuqishëm me 3.5 litra V6 me 364 KF.

Performanca të papara e bëjnë këtë veturë të veçantë ndërsa shpejtësia prej 0-100 km/h arrihet për vetëm 5.1 sekonda.

loading...