Zbulimi i gazetarëve, Putin, Platini e Messi fshehin paratë në Panama


11 milion emaile të zbuluara nga gazetarët tregojnë sesi politikanë, njerëz të krimit, sportistë dhe miliarderë fshehin pasuritë përmes shoqërive offshore për të shmangur taksat. Emailed i përkasin kabinetit panamez Mossack Fonseca e janë zbuluar nga gazetarët.

Ky është konsideruar si zbulimi më i madh gazetaresk ndërsa sipas gazetës gjermane.

Süddeutsche Zeitung e cila ka nisur këtë investigim.

Nga emailed e para deri më tani janë zbuluar disa liderë si presidenti Rus Vladimir Putin, kryeministri islandez Sigmundur David Gunnlaugsson, Ish shefi u UEFA-s Michel Platini apo futbollisti Lionel Mesi.

Çështjen që tani njihet si “Panama Papers” përveç gazetës gjermane po e studion edhe prestigjozia franceze Le Monde së bashku me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve investigues (ICIJ).

Ata kanë zgjedhur këtë mënyrë bashkëpunimi si në rastin e Wikileaks-it, për të përpunuar morinë e madhe të dokumenteve.

Pikërisht për këtë në projekt janë përfshirë 106 media në mbarë botën dhe së bashku me to plot 370 gazetarë në Francë Gjermani, Indi Rusi, Japoni, ShBA, Brazil Zvicër.

“Ky nuk është vetëm zbulimi më i madh gazetaresk i shekullit por edhe rrjedhja me e madhe e dokumenteve në botën e financës” komentonte sot gazeta Le Monde.

Në listë figurojnë emrat e 128 personaliteteve politike të planit të parë në mbarë botën dhe 29 prej 500 njerëzve më të pasur në botë sipas klasifikimit të Forbes.

222444_m