ZBULIM SHOKUES!!! E ZHDUKUR PREJ 1997 , ME PAS AJO U GJIND POR MOS E SHIKONI NE QOFTE SE NUK JENI GJAK FTOHT

FOTO-6-500x275-225x145

Për thuajse 20 vjet e zhdukur pa gjurmë. Jessica Cain ishte një vajzë 17 vjeçe nga La Marque, në periferi të Houston, SHBA, e cila u zhduk një natë dhe për të nuk u mësua asgjë, pavarësisht viteve të tëra kërkimesh dhe hetimesh. Vetëm një muaj më parë doli në dritë e vërteta e hidhur, kur eshtrat e trupit të saj u gjetën në një lëndinë në Houston. Ishte korriku i vitit 1997 dhe Jessica po kthehej në shtëpi pas një feste me miqtë. Makina e saj u gjet pranë fshatit Tiki Island, por prej saj nuk kishte asnjë gjurmë. 20 vite heshtje, pa arritur kurrë tek një fajtor. Tashmë, që pas vitesh të tëra u kërkua zbardhja e së vërtetës, përgjigja erdhi nga 56- vjeçari William Reece, i cili ndodhet në burg, i akuzuar për rrëmbim dhe një sërë vrasjesh. Ai u dënua për një sërë krimesh dhe u tregoi hetuesve vendin e saktë ku ndodhej trupi i Jessica, prej së cilës u gjet vetëm skeleti në 18 mars dhe ku ADN-ja konfirmoi se bëhej fjalë për të. William Reece po vuan dënimin me 60 vite burg, për rrëmbimin dhe vrasjen e një vajze, ndërsa në korrik u gjetën eshtrat e 20- vjeçares Kelli Cox, e zhdukur në Denton, Texas, në 1997 dhe që dyshohet të jetë vrarë prej tij, shkruan noa.al. Reece, u përball edhe me procesin gjyqësor në Oklahoma për vrasjen e 19- vjeçares Tiffany Johnston, e rrëmbyer në një lavazh në Oklahoma City në 997 dhe i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 12- vjeçares, Laura Smither nga Friendswood, pranë Houston, e rrëmbyer dhe e vrarë në të njëjtin vit. Sipas avokatit të tij, Anthony Osso, Reece, ka rrëfyer gjithçka dhe është gatit të bashkëpunojë me autoritetet me shpresën që t’i shpëtojë dënimit me vdekje.