Zbardhet misteri i fantazmës mbretërore që mallkoi oborrin e Middleton…!

loading...

Lady

loading...
Shpirti i një paraardhëse të Princeshës Diana,  kishte mallkuar kullën, e cila u bë shtëpia e re e prindërve të Kate Middleton.

Lady Frances Winchombe thuhet se shfaqet pas mesnatës me karrocë, sëbashku me katër karrocierit e saj pa kokë në kullën Middleton dhe sillet rrotull zonës së Baklmperi.

Aristokratja e mallkuar i dha fund jetës së saj, e plagosur nga tradhtia e bashkëshortit.

“Historia e Lady Winchombe është e shumë njohur. Bëhet fjalë për një karrocë me gjashtë kuaj të zinj, me katër karrocier pa kokë. Brenda në karrocë qëndron një zonjë mbuluar me një tyl të bardhë”, shprehet një oficer i zonës.

Për Krishtlindje, Middleton ftuan William-in dhe Kate në kullë. Gjatë qëndrimit të tyre, banorët e qytetit thanë se dëgjonin zhurmë të çuditshme nga karroca e fantazmës së Lady, që bënte xhiro nëpër rrugë jashtë kullës.

Historiani Martin J. Wayland pohon për fantazmën: “Lady Winchcombe lidhet me familjet e Spencer dhe Churchill, ashtu si dhe me familjen mbretërore, ka marrëdhënie me Stewart dhe një lidhje të largëta me Princeshës Diana. Referimi i parë për fantazmën e saj, daton në vitin 1989”, shtoi Marin duke vijuar: “Vdiq nga uria në moshën 37-vjeçare, pasi ajo refuzoi ushqimin e lënduar shpirtërisht nga braktisa e bashkëshortit të saj, i cili shkoi të bashkëjetonte me të dashurën e tij. Trupi i saj nuk u varros deri në muajin dhjetor, ndaj dhe njerëzit besojnë se shpirti i saj nuk do të gjejë kurrë qetësi”.

loading...