Zbardhet biseda e tutorit shqiptar me prostitutën (VIDEO)

milanooo1

 

Mediet italiane kanë zbardhur përgjimet e aktivitetit të bandës shqiptare që kontrollonte prostitucionin në disa zona të qytetit të Milanos. Hetimet janë fokusuar gjatë  periudhës shtator 2014 dhe qershor 2015.

Në këtë video shihet edhe një moment gjatë përgjimit të një shqiptari që bisedon dhe kërcënon në telefon një vajzë që ka dalë në stacionin e autobusëve, për të gjetur klientë për seks në këmbim të pagesës. Shqiptari e merr në telefon vajzën dhe i kërkon llogari se çfarë po bën me telefonin që ka në dorë. Ja biseda mes tyre:

“Ku je?

“Këtu”, i përgjigjet ajo.

“Tani po kaloj aty, të kam bërë dy herë zile”, i thotë shqiptari.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë italiane shkatërruan bandën shqiptare prej 17 personash të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.