Zbardhet biseda e 11 mafiozëve italianë: Do shkoj në Shqipëri por s’ka shumë, e kanë djegur… (VIDEO)

loading...

screenshot-12_1476965380-7159343

loading...

Policia Italiane ka arrestuar 11 persona në kuadër të operacionit të koduar “Delja e Zezë”, duke shkatërruar rrjetin e trafikut të drogës që fitonte rreth 40 mijë euro në javë.

Plot 159 ushtarë dhe 7 qen antidrogë janë angazhuar në aksionin e të enjtes në Barit dhe Bitonto, që çoi në arrestimin e 11 personave dhe sekuestrimin e 4 kompanive, 3 ndërtesave, 7 makina, 6 motorrë dhe 13 llogari bankare me vlerë totale mbi 750 mijë euro. Hetimet nisën pas ankesave të një sipërmarrësi viktimë e zhvatjes nga disa grupe kriminale, ndërsa veprimet hetimore të Guardia di Finanza janë përqëndruar në klanet mafioze të drejtuara nga vëllezërit Dicataldo (i quajtur “Li pecuri”) dhe klanit Cipriano në Bari. Një prej shumë bisedave të zbardhura nga Policia italiane tregon sesi trafikantët planifikonin vizitë në Shqipëri për të ngarkuar drogë:
S.V: Ti do shkosh për të ngarkuar?
M.C: Po, por nuk ka shumë, nuk është problemi im, unë vajta në Shqipëri. Duhet të nisesha sot, por nuk kishte anije. Është deti i keq. Nesër nisem, do nisem nesër. Por e kanë djegur të gjithën, nuk ka mbetur asgjë.
S.V: Po, e di.
M.C: Ata janë duke bërë gjithçka, me llampa, me gjithçka që kanë. Është e gjitha më tha, është e korrura e një viti e gjysëm më parë. Blerja dhe transporti i drogës sigurohej nga një çift i martuar, 32 dhe 35 vjeç, që jetojnë në Bitonto. Për të shmangur dyshimet, ata udhëtonin së bashku me ngarkesën e drogës edhe më fëmijën e tyre 10-vjeçar. Një 60-vjeçar dhe një 30-vjeçar nga Salento dyshohet të jenë furnizuesit kryesorë të drogës

loading...