Zanfina rrëfen instiktin vetëmbrojtës(video)

loading...

zi

loading...
Këngëtarja Zanfina Ismaili së fundmi është përfolur lidhur me një fletë arrest për armëmbajtje pa leje, pasi policia kishte gjetur në çantën e saj një sprej lotsjellës, për të cilin ajo nuk kishte leje.

Zanfina ka ritheksuar se arsyeja e mbajtjes së sprejit ishte për qëllime të vetëmbrojtjes.
“E kemi në familje instiktin e vetëmbrojtjes. Megjithatë, unë nuk jam natyrë rebele”, ka thënë këngëtarja, duke folur për mediat në Kosovë.

Tutje, e pyetur nëse ndihet krenare për karrierën muzikore, Zanfina ka pohuar, duke thënë: ” Nëse nuk do të isha krenare, i bie se do të turpërohesha. Krenohem me gjithë punën që kam bërë gjatë karrierës sime dhe ndërtimin e personalitetit

tim artistik”.

Te gjitha keto  ajo i foli ne emisionin”Odeon” te Naim Abazit ne RTV 21

loading...