Zanfina i shpëton burgut, paguan shumën që i ka caktuar Gjykata

loading...

44

loading...
Sipas dokumenteve të lëshuara nga disa organe gjyqësore në Kosovë dhe të publikuara në media, këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili duhej të vuante dënimin prej 16 ditësh për shkak të armëmbajtjes pa leje. Duke qenë se çështja datonte nga viti i kaluar, urdhër-arresti ndaj këngëtares i lëshuar me kohë, kishte arritur në adresën e vjetër, ndërsa këngëtarja Ismaili kishte ndërruar vendbanim. “Gjithçka mund të them është se, para disa vitesh, në qytetin e lindjes së nënës sime, policia gjeti në çantën time një spraj lotsjellës, për të cilin unë nuk kisha leje. Duke qenë se nuk është e lejuar ta mbaj pa leje (dhe spraji cilësohet si armë e ftohtë), atëherë rasti përfundoi në polici dhe pastaj ne Gjykatën e Pejës. Sa i përket urdhër-arrestit, është e vërtetë që është lëshuar, sepse unë ndërkohë kam ndërruar vendbanimin dhe ftesat për gjyq kanë shkuar në adresën e vjetër. Dëshiroj të sqaroj se nuk kam qenë dhe nuk jam e arrestuar, sepse kam paguar dënimin, i cili më është caktuar nga gjykata. Sprajin e mbaja për vetëmbrojtje, pasi para disa vitesh në mes të rrugës disa të rinj më kanë grabitur çantën nga dora dhe kjo përvojë e keqe më ka bërë që të jem më e kujdesshme”. Kështu ka deklaruar Zanfina pas publikimit të dokumentacionit, ku duhej bërë arrestimi i këngëtares, e cila për këtë arsye edhe kishte anuluar udhëtimin jashtë vendit gjatë festave të fundvitit. Ndërkohë që pas pagesës së dënimit në të holla, këngëtarja e njohur ka vendosur që të vazhdojë aktivitetin e saj artistik me koncerte të radhës, duke dhënë kështu spektakël e duke zbuluar gjoksin në mbrëmjen e organizuar në një klub të Tetovës. Nga fotot e siguruara nga ky koncert shihet se Zanfina nuk ka kursyer aspak kërcimet dhe performancën seksi, me një veshje shumë ekstravagante dhe në këtë mënyrë ka kënaqur syrin e publikut mashkullor…(panoramaplus)

loading...