Zana Krasniqi Do Të Bëhet Nënë?

18

Zana Krasniqi verën e ardhshme do të sjellë në jetë edhe një pjesëtar të ri të familjes Krasniqi, kanë zbuluar për Telegrafi burime të afërta me bukuroshen.
Modelja kosovare, e cila qe një kohë jeton në Amerikë, thuhet se është shtatzënë me të dashurin e saj nga Kosova.
“Zana është shtatzënë në muajt e parë të shtatzënisë, afërsisht 2-3 muajshe, dhe pasi që është ende në muajt e parë, ajo ende nuk ka dëshiruar të bëjë asgjë publike dhe po mundohet ta fshehë me shumë forcë, pasi që gjithmonë jeta e saj personale ka qenë tejet e mbyllur për media”, ka thënë një burim për Telegrafin.
Ish-Miss Kosova ka nënshkruar kontratë me agjencinë më të njohur në Amerikë për modele “Wihelmina Models”, dhe po shijon mjaft sukses atje.