Zajmina pa të brendshme në koncert, provokon në maksimum

thumb

Ajo di të testojë shijen e publikut dhe këtë gjë e ka arritur shumë më së miri. Ndryshoi look-un dhe pamjen, është rikthyer fuqishëm dhe tani po pret koncertet, të cilat i ka kryesisht në diasporë. Zajmina Vasjari po provokon më së shumti kohëve të fundit dhe këtë gjë e dëshmojnë imazhet e nxehta, të cilat arrijnë nga mbrëmje të ndryshme që këngëtarja i mban në diasporë. Fiziku, linjat trupore, nxjerrja e hireve është një tabu të cilën jo çdo këngëtare është në gjendje ta bëjë, por jo për Zajminën. E gjendur para publikut shqiptar në diskotekën Enjoy, Zajmina me apo pa dashje është veshur me një fund, i cili në pjesën e poshtme ka qenë i hapur nga këmba e majtë, saqë nuk ka mundur të mbulojë pjesët intime të këngëtares, e cila si duket synim ka pasur të çmendë publikun… dhe qëllimit ia ka arritur! Sa për pjesën lart, ajo është mjaftuar vetëm me sutjen, duke kursyer paratë për të blerë bluza, që në fund të fundit vetëm sa mbulojnë ato që nuk është keq të rrinë gjithmonë zbuluar.