Yoko Ono paditet për linjën e saj të veshjeve

f1_28-yoko1364464848

E veja e John Lennon, Yoko Ono është duke u përballur me një betejë gjyqësore nën akuzat se ajo ka kopjuar linjën e saj të veshjeve nga një dizajner tjetër.

Linja bizare e Onos përfshin veshje me gjurmë duarve të shtypura mbi vrimat e thithkave dhe mes këmbëve dhe Nematzadeh pretendon që muzikantja i kishte parë skicat për linjën e saj për femra para se t’i bënte dizajnet.

Stilistja Haleh Nematzadez, 36 vjeçe nga New Yorku, ka paditur yllin duke thënë se Ono ka vjedhur idetë për linjën e saj të meshkujve.

Nematzadeh, që bëri padinë në Gjykatën Federale në Brooklyn, gjithashtu shpreh dyshimet se linja e veshjeve të Onos është inspiruar nga burri i saj i fundit.

“Ata morën çdo gjë pa pasur turp. Ata më vodhën të gjitha idetë. Ajo provoi të fus në linjën e saj idhujt dhe prej kur idhujt dhe John Lennon shkojnë së bashku? Kur mendon për Beatles, ti mendon për pëllumbat dhe pemët, jo për atë”, ka thënë ai.