Ylli i futbollit, operohet nga kanceri

loading...

loading...
Ish ylli i famshëm i futbollit holandez, Philip Cocu është operuar sot nga kanceri. Trajneri aktual i PSV Eindhoven ka qenë 5 orë në operacion, por që thuhet se operacioni ka qenë i suksesshëm.

“Tekniku Phillip Cocu është operuar me sukses në shpinë këtë mëngjes. I është hequr një masë tumorale. Me shumë mundësi bëhet fjalë për një tumor beninj. Stafi mjekësor është i lumtur pas përfundimit të operacionit, por nuk do të jepen komente të tjera” thuhet në komunikatën e klubit holandez.

Cocu ka qenë për shumë vite përfaqësues i Holandës, ndërsa në karrierën e tij ka qenë edhe lojtar i Barcelonës.

loading...