Ylli amerikan i kërkon bashkëpunim Era Istrefit (Video)

Era-Istrefi

Era Istrefi po punon prej muajsh për të sjellë në treg albumin e saj të parë ndërkombëtar. Është përfolur për bashkëpunime të shumta, e një prej emrave të përmendur ka qenë ai i Nicki Minaj. Së fundmi u publikua lajmi se ajo do të bashkëpunojë me Sia-n, e cila ka shkruar një këngë për artisten nga Kosova. Por sipas burimeve të Prive, tani një prej këngëtarëve të saj të preferuar ka kërkuar të ketë një bashkëpunim me Era Istrefin. Post Malone, këngëtari i hitit ‘White Iverson’, është duke biseduar me menaxherët e këngëtares shqiptare për të realizuar një këngë bashkë. Pak kohë më parë, në një intervistë në Francë, Era Istrefi e përmendi këngën ‘White Iverson’ si një ndër të preferuarat e saj. Megjithatë, ende nuk është vendosur nëse do të pranohet oferta e këngëtarit amerikan.