Yjet që ndërruan emrat e tyre të lindjes me emra më të përshtatshëm artistikë

2Disa nga yjet e mëdha botërore është dashur të zhdukin emrat dhe mbiemrat e tyre për të pasur sukses në karrierë. Ju sjellim disa nga të mëdhenjtë e ekranit që ndërruan emrat e tyre të lindjes me emra më të përshtatshëm artistikë.

Është në pikëpyetje nëse do ta arrinte famën e sotme aktorja Jennifer Aniston nëse do ta fillonte karrierën me emrin e saj të lindjes Jennifer Anastassakis.

Këngëtari Jon Bon Jovi, vendosi ta ndërrojë emrin e vërtetë (John Francis Bongiovi), vetëm se dëshironte që të gjithë ta shqiptonin dhe theksonin më lehtë.

Pasi ka krijuar gjithë këtë famë, ajo është një nga yjet që mund ta ekspozojë mbiemrin e saj pa ndonjë problem, mirëpo a e keni ditur se emri i vërtetë i Rihanna-s është Robyn Fenty.

Në certifikatën e lindjes, Tom Cruise e ka të shkruar Thomas Cruise Mapother IV. Ai nuk është aktori i vetëm në familje, por është i vetmi që ka mbiemrin Cruise, të cilin e ka huazuar nga paraardhësit e tij për të tingëlluar më interesant.

Shkrimtari irlandez Oscar Wilde, e ka frymëzuar bukuroshen Olivia Wilde për mbiemrin e saj artistik, duke qenë se mbiemri i saj vërtetë, Cockburn, nuk ishte një material i preferuar për sukses.

Vin Diesel tingëllon vetvetiu si një hero i aksionit, derisa emri i tij i lindjes Mark Sinclair Vincent, nuk shkon aspak me stilin e tij filmik.

Edhe pse është krenare për mbiemrin e saj familjar, Hershlag, Natalie Portman e ka kuptuar se ai nuk tingëllon aq bukur sa mbiemri paramartesor i gjyshes së saj.

Aktorja hollivudiane Demi Moore e ka marrë emrin nga shkurtesa e emrit të saj të vërtetë, ndërsa mbiemrin e ka nga burri i saj i parë, Freddy Moore. Emri i vërtetë i aktores është Demetria Gene Guynes.

Eric Marlon Bishop mori emrin skenik Jamie Foxx për të nderuar njërin nga idhujt e tij, komikun Redd Foxx.

Më poshtë, mund të komentoni në lidhje me artikullin.




.
Kliko LIKE nëse të pëlqen artikulli