Yjet që mezi shpëtuan nga “kthetrat” e drogës – FOTO

Ndonëse persona të famshëm dhe me miliona dollarë në llogaritë e tyre bankare edhe yjet e Hollivudit janë përballur me varësi të ndryshme të rrezikshme sikurse edhe njerëzit e tjerë të zakonshëm. Yjet të cilat do t’i paraqesim kanë pasur probleme me drogën dhe mezi shpëtuan nga “kthetrat” e saj.

0c


Edhe Angelina Jolie ishte përballur me momente të vështira po kishte arritur t’u mbijetojë dhe t’i tejkalojë ato. “Unë kam kaluar nëpër kohë të rënda dhe të errëta, por u kam mbijetuar atyre. Nuk vdiqa si një e re dhe mendoj se jam me të vërtetë me fat që kam mbijetuar. Shumë të tjerë dështojnë. Mendoj se kam bërë shumë gjëra të rrezikshme dhe të këqija dhe disi mendoj se nuk meritojë të jem këtu ku jam”, pati deklaruar Angelina Jolie.

0
Aktori i njohur, Brad Pitt, tha se ishte shkatërruar nga droga dhe se për vitet të tëra ka qenë dështak. “Unë kam menduar gjatë se isha shumë i shkatërruar nga droga. Më ka pëlqyer të endem poshtë e lart. Isha djaloshi që u rrit në vështirësi dhe kam kërkuar për të shijuar më shumë gjëra, për të gjetur frymëzim. Për vite të tëra kam qenë dështak. Por në një moment ndjeva se e kisha tepruar duke humbur kohën dhe potencialin tim”, kishte thënë Brad gjatë një interviste për revistën “Esquire”.

0a
Reperi Eminem kishte deklaruar se sasia e madhe që e kishte futur në trupin e tij e kishte bërë shumë rezistent dhe se për pak sa nuk kishte vdekur nga mbidoza. “Atë që kam futur në trupin tim me sasi të mëdha, më dukej se më bëri shumë rezistent. Unë kisha ardhur në pikën ku nuk e dija se sa pilula përdorja. Pas mbidozës në vitin 2007, diku rreth Krishtlindjeve, për pak nuk vdiqa. Kam qenë i frikësuar dhe vendosa t’i ndihmoj vetës time duke bërë hapin e parë dhe të pranojë në vetvete se isha futur në probleme. Mendoj se është gjëja më e rëndësishme kur i pranoni vetes se keni një problem”, tha Eminem.