Xiaomi mi 4 shfaqet përmes fotografive

0Javën e ardhshme kompania që po rritet me hapa të shpejtë, Xiaomi do të mbajë një konferencë, ku do të shpalosë telefonin e ri të mençur, Mi 4.

Telefoni deri më tani ka qenë pjesë e shumë spekulimeve, sa i përket specifikave të tij, e tani disa prej tyre janë vërtetuar falë ca fotografive që kanë dalë online.

Mi 4 ka ekran 5 inç me rezolucion 1080p, ka kamerë të prapme 13 megapikselëshe me flash LED ndërsa atë të përparme 5 MP. Procesori i tij është Qualcomm Snapdragon 801 me 2.5 GHz quad-core së bashku me 3 gigabajt RAM dhe 16 gigabajt të hapësirës së brendshme.

Ky telefon gjithashtu pritet të ketë përkrahjen e versionit 4G. Siç shihet në foto ky telefon duket se është i ndërtuar nga metali, por kjo nuk është ashtu siç duket. Është një material imitues i pamjes metalike sikurse që ka bërë LG me telefonin e saj G3.

0a