Xhinset që ndryshojnë ngjyrën sipas temperaturës

Kompania e xhinseve Naked & Famous është e njohur për dizajnimin e rrobave. Kohët e fundit kompania ka zbuluar një palë xhinse me ngjyrë të lëngshme kristali, që ndryshon ngjyrën sipas temperaturës së trupit.

Kur keni ftohtë, xhinset fillojnë dhe marrin ngjyrën blu. Kur trupi fillon të nxehet, ngjyra e xhinseve zbehet në të bardhë. Ndryshimi i ngjyrave funksionon me një ngjyrë të lëngshme kristali, e cila ka një molekulë brenda që mundëson ndryshimin e ngjyrës së tyre sipas temperaturës, transmeton BW.

Xhinset janë nxjerrë në treg nën koleksionin “Weird Guy” dhe janë në dispozicion për 240 dollarë.