Xherdan Shaqiri te Juventusi?

Juventusi e ka nisur ofensivën për transferimin e Xherdan Shaqirit nga Bayern Munich. Drejtuesit e kampionit të Italisë, pritet të takohen me përfaqësuesit e yllit kosovarë për të parë mundësit e realizimit të këtij transferimi.
Juventusi e ka seriozisht për Xherdan Shaqirin. Kampioni i Italisë e ka nisur ofensivën për transferimin e mesfushorit kosovar nga Bayern Munich gjatë kësaj vere.

Sipas Gianluca Di Marzios, i cili është ekspertë për transferime dhe gazetar i Sky Sports, drejtuesit e ekipit nga Torino, sot pritet të takohen me përfaqësuesit e yllit kosovar për të parë mundësit e realizimit të këtij transferimi.

Shaqiri më herët ka dhënë sinjale se dëshiron të largohet nga Bayern Munich, pasi nuk është i kënaqur me minutazhin e ofruar nga trajneri Pep Guardiola,transmeton express.

Por, përveç Juventusit interesim për reprezentuesin zviceran kanë shaqur edhe Roma, Milan, Liverpool dhe Monaco.