Xherdan Shaqiri ka BEFASUAR kësaj here! Ja çfarë ju thotë komentuesve të cilët e pyesin se për kë do të luash?

loading...


Xherdan Shaqiri nuk i ka ikur dot pyetjes më të përfolur ditëve të fundit se “a do të luaj për Kosovën apo Zvicrën”, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejt që pati sot përmes Facebook-ut.

Ndonëse e mori me shaka pyetjen e bërë nga tifozët në Facebook, ylli i Stoke Cityt me një buzëqeshje në fytyrë u përgjigj:“Të shtuneve do të luaj për Zvicrën ndërsa të dielave për Kosovën“.

xherda

Shaqiri asnjëherë më parë nuk ka dashur të komentoj rreth ndërrimit të përfaqësueses zvicerane, por ka thënë se “do të vendos kur t’i vije koha”.

Kosova është pranuar ditën e djeshme si anëtare e re e UEFA-s, pasi mori një shumicë prej 28 votash në Kongresin e përgjithshëm të UEFA-s të mbajtur në Budapest të Hungarisë.

Ky ishte komunikimi i parë i drejtpërdrejt që futbollisti nga Zhegra realizoi me fansat e tij në Facebook.

Në Kosovë shpresat janë të mëdha që Shaqiri do të rikthehet në vendlindje për t’i ndihmuar përfaqësueses kosovare, madje trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, ka njoftuar se do t’i bëjë ftesë futbollistëve kosovarë të Zvicrës. /Insajderi
shaq

loading...

loading...