Xhensila rrëfen të papriturën: Unë me mbiemrin Kallaku…

Dasma e tyre është padyshim një nga më të shumëpriturat e kësaj vere, por Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku kanë vendosur që detajet t’i lënë surpizë deri në momentin e fundit.

Gjithçka që dihet deri më tani është se dyshja do të martohet në shtator dhe nuk do të ketë vetëm një, por plot tre dasma: Një me miqtë dhe të afërmit e Besit, një me miqtë dhe të afërmit e Xhensilës dhe një vetëm me të ftuar VIP.

Por ndërkohë që përgatiten për maratonën e vërtetë që do të jetë martesa e tyre, Xhensila nuk ka lënë pas dore dhe impenjimet profesionale. Pak ditë më parë ajo ka publikuar hitin e saj më të ri me titull “Si të jem mirë”, bashkëpunim me Irkenc Hykën dhe në një intervistë ekskluzive për “Xing.al”, ajo është rrëfyer si për bashkëpunimin e suksesshëm, ashtu edhe për emocionet e dasmës.

Vetëm pak ditë më parë u publikua në You Tube projekti yt më i ri, bashkëpunimi me Irkenc Hykën me titull “Si të jem mirë”. E kujt ishte ideja për bashkëpunimin dhe si e vlerëson atë?

Ideja e këtij bashkëpunimi ishte e Besit dhe duke qenë se Irkenci është nga Fushë Kruja, njihen prej shumë vitesh bashkë. Për më tepër unë e kam pasur në gjimnaz në Liceun Artistik, kemi qenë në të njëjtën klasë me Irkencin. Kështu që ishte bashkëpunim miqësor dhe i suksesshem.

Ku është xhiruar videoklipi?

Klipi është xhiruar nga Maxproduction, në vilë e Zogut dhe në Kepin e Rodonit.

Kësaj radhe ke ardhur me ritme latine. Frymëzim nga pushimet në Meksikë apo ishte vendim i Irkencit që është edhe kompozitori i këngës?

Ishte frymzim i Irkencit, përderisa është edhe kompozitori, mua më ka ardhur kënga gati.

Dhe meqë jemi tek pushimet, nga rrjetet sociale shihet se kanë qenë të mrekullueshme. Cili është momenti më i paharrueshëm për ty?

Pushimet në Meksikë kanë qenë më të bukurat, më të paharrueshmet. Darka private me Besin përballë oqeanit, është akoma fotografi në tru.

Kemi mësuar se detajet e dasmës keni vendosur t’i mbani surprizë, ndaj nuk po shkelim në atë territor. Por si duket faza e përgatitjeve, je e emocionuar? Ndopak panik?

Shumë emocione përpara dasmës, por e qetë sepse gjërat po ecin mirë.

Xhensila Myrtezaj apo Xhensila Kallaku?

Shshshsh… sekret hahaha…