Xhensila Myrtezaj: Shumë shpejt, unë dhe Besi…

SA MË SHUMË TË KALOJË KOHA, AQ MË SHUMË UNË DHE BESI E NDJEJMË TË NEVOJSHME. MENDOJ SE ORA BIOLOGJIKE DO TË VIJË SHUMË SHPEJT’

Kështu është përgjigjur Xhensila Myrtezaj për Prive, kur është pyetur nëse së shpejti do të krijojë një familje me Besin.

‘NUK JAM SHTATZANË’, KA SHTUAR XHENSILA DUKE QESHUR, ‘POR DËSHIRA ËSHTË, NDAJ NË NJË TË ARDHME TË AFËRT, PSE JO’

Çifti ka kohë që bashkëjeton së bashku, ndërsa kohët e fundit po zhvendosen në një shtëpi të re. Të dy tashmë kanë treguar se martesa nuk do të vonojë, dhe bëhet fjalë për vitin që vjen.

‘NE KEMI SHUMË NJERËZ QË NA DUAN DHE DO TË DONIM TË ISHIN PJESË’, KA TREGUAR XHENSILA PËR DASMËN, ‘UNË DO TË DOJA SHUMË QË TË ISHTE DIÇKA INTIME DHE JO MEDIATIKE. [..] DO TË JETË NJË DASËM E MADHE, ME SHUMË TË FTUAR, POR DO TË MUNDOHEMI QË TA MBAJMË SA MË PRIVATE TË MUNDEMI’