Xhemi Shehu reklamon elegancën e saj në plazh

Këtë periudhë Xhemi ka arritur peshën 53 kg, perfekte për gjatësinë e saj

Zmadho fotografinë

Xhemi Shehu reklamon elegancën e saj në plazh

Moderatorja e njohur e “Top Channel”, Xhemi Shehu, këtë verë nuk po shfaqet në ekran si moderatore e “Summer Fest”, një aventurë që e provoi verën e kaluar nëpër Shqipëri me partner Florian Binaj.

Duket se Xhemi ka nisur pushimet me familjen e saj, ndërsa ka bërë këtë foto ku shfaqet shumë në formë dhe mjaft elegante. Në foton ku duket se ende nuk ka marrë ngjyrën e dëshiruar, Xhemi konfirmon dhe një herë peshën ideale që ka arritur pas dy vitesh që solli në jetë djalin e saj, Martin.

Këtë periudhë Xhemi ka arritur peshën 53 kg, perfekte për gjatësinë e saj. Rënien në peshë ajo e arriti pa ndonjë sforcim të madh, thjesht duke u kujdesur për ushqimin, konsumimin e frutave dhe të ujit në mënyrë të shpeshtë dhe një regjim të mirë ditor. Pushimet për këtë vit Xhemi i kishte planifikuar në Sarandë me familjen dhe pastaj në ishujt e Greqisë.