Xhemajli mund të kthehet në Torino

Xhemajli_951906

Blerim Xhemajli mund të kthehet në Torino.

Klubi ‘Granata’ është në kërkim të një mesfushori kualitativ dhe e përditshmja sportive italiane ‘Tuttosport’ shkruan se futbollisti shqiptar nga Maqedonia konsiderohet lojtari ideal për skuadrën torineze, nga sezoni i ardhshëm.

Përfaqësuesi zviceran kishte luajtur me sukses në Torino vite më parë, para se të transferohej në Napoli, ku nuk po gjen hapësira të mjaftueshme këtë edicion dhe largimi i tij nga San Paolo është më se i mundshëm, gjatë verës.

Në Torino, Xhemajli do ta takonte bashkëkombësin e tij, Migjen Basha.