Xhemajli i madh, 3 gola bombardon Torinon (Video)

Dze1

Blerim Xhemajli është treguar lojtar i madh, duke e zhvilluar sonte ndeshjen e karrierës. Mesfushori shqiptar e ka udhëhequr Napolin drejt fitores ndaj Torinos me rezultat 5:3, në një ndeshje mjaft interesante. Përfaqësuesi zviceran realizoi tre gola, për herë të parë në karrierë.
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e hapi serinë e golave në minutën e 10, për të vazhduar me shënime në minutat 47 e 80. Ndërkaq, në minutat e fundit Edinson Cavani shënoi dy gola për ekipin udhëtues, derisa më parë Marek Hamsik e kishte humbur penalltinë.