Xhelozi për shkak të një vajze, shqiptari vret me thikë në zemër italianin 22-vjeçar

Xhelozi për shkak të një vajze, shqiptari vret me thikë në zemër italianin 22-vjeçar
Ka qenë një zënkë ajo që ka çuar në një tragjedi të vërtetë mbrëmjen e shkruar në Alba Adriatica në provincën e Teramos në Itali.
Një 22-vjeçar italian i identifikuar si Manuel Spinelli, i cili i përkiste komunitetit rom ndodhej jashtë një lokali nate së bashku me disa miq, kur ka shpërthyer një zënkë e dhunshme me një grup shqiptarësh.

24 – vjeçari shqiptar, identiteti it ë cilit nuk dihet, ka nxjerrë thikën duke e goditur të riun në zemër.

Spinelli është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Dyshohet se shkak mund të ketë qenë xhelozia për shkak të një vajze, megjithatë nuk përjashtohen edhe pistat e tjera.