Xhaxhai rrah brutalisht mbesën 16- vjeçare (Video)

loading...

semba

loading...
Vajza 16 vjeçare, Sh.Xh, nga fshati Denjë në Rahovec, është rrahur brutalisht nga xhaxhai i saj, Hidajet Bytyqi, ditën e enjte, njofton Klan Kosova. Sipas nënës së 16 vjeçares, Zarifete Bytyqi, kunati i saj, Hidajet Bytyqi, kishte shkuar në shkollë për ta marrë vajzën, me kërkesën e saj, ngaqë kjo e fundit shumicën e orëve të mësimit i linte për të dalë në ndonjë nga lokalet në afërsi të shkollës “12 Maji”. E kur Bytyqi kishte shkuar për të marre vajzën nga shkolla, pas një grindje në mes tyre, ndodhi edhe rrahja. Policia për rastin u informua përmes rrjeteve sociale, dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Zëdhënësja e policisë rajonale të Gjakovës, Lirie Beqiraj tha se vajza është kthyer në shtëpinë e saj pasi me deklaratë ka pranuar se ndihet e sigurt.

loading...