Xhandarmëria serbe me motorë në brendi të Kosovës

loading...

loading...
Tre motorë me gjashtë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë defiluar të premten rreth orës 13 e 30 minuta në rrugën e Breznicës që ndodhet disa kilometra në brendi të Kosovës, tha për rajonipress Selver Lenjani. Banorët janë shqetësuar nga ky parakalim i forcave serbe tha ai.

Lenjani tha se ky parakalim i xhandarmërisë serb ka futur frikë dhe panik tek banorët të cilët urgjentisht edhe i kanë lajmëruar organet e sigurisë. “Ne edhe i kemi incizuar këta motorë dhe parakalimin e tyre, por incizimi është bërë nga një distancë e largët. Ne do ta njoftojmë edhe KFOR-in edhe policinë e Kosovës” tha Lenjani.

Ky provokim i xhandarmërisë serbe vjen vetëm pak ditë pasi banorët e Karaqevës dhe qytetarët e Kamenicës kishin protestuar në mënyrë paqësore kundër hyrjes së xhandarmërisë serbe në brendi të Kosovës.

Madje vet Lenjani ishte shprehur optimist se gjendja ishte përmirësuar pasi që një kohë nuk kishte pasur provokime të xhandarmërisë serbe. Por hyrja e tyre këtë të premte e ka prishur “armëpushimin” e xhandarmërisë serbe në drejtim të territorit të Kosovës./LajmeOnline/

loading...