Xhaka, objektiv i Tares

Xhaka_693532

Igli Tare po mendon për përforcimet që do t’i bëjë gjatë verës. Ndër objektivat e drejtorit sportiv të Lazios është edhe futbollisti kosovar Granit Xhaka.

E përditshmja italiane ‘La Gazzetta dello Sport’ shkruan se skuadra italiane po mendon seriozisht që ta bëjë të vetin futbollistin e Borussia Monchengladbachut. Ish mesfushori i Baselit ka përfunduar pothuajse rregullisht në bankinë këtë edicion, prandaj largimi i tij është më se i mundur gjatë verës.

20 vjeçari e ka humbur vendin e titullarit edhe në përfaqësuesen e Zvicrës, prandaj ai është në kërkim të një ekipi ku mund të luajë në vazhdimësi.

Gladbachu e kishte blerë futbollistin prishtinas për 8,5 milionë euro nga gjiganti zviceran.