Xavi largohet nga Barca

Sot përfundon epoka e Xavi Hernandez te Barcelona. Mesfushori spanjoll sot pritet të ndërpresë kontratën me Barcelonën, pas qëndrimit 23 vjeçar në këtë klub.

Siç shkruan Mundo Deportivo, Xavi do ta ndërpresë kontratën me skuadrën nga Camp Nou, e cila e mbante atë në Barcelonë deri në vitin 2016.

E ardhmja e reprezentuesit spanjoll pritet të jetë Amerika, ku ai do të nënshkruaj me skuadrën New York City.
Xavi ishte pjesë e Barcës që nga mosha 11 vjeçare, ndërsa sot mban rekordin për paraqitje me këtë skuadër, duke realizuar 723 paraqitje dhe fituar 22 tituj, më shumë se çdo lojtar tjetër në Barcelonë.