‘X Factor Albania’ e fiton…?

foto (2)

Sonte do të mbahet nata finale e spektaklit për talentë të ri në muzikë ,’X Factor Albania’. Gjatë natës së sotme, do të shpallet edhe fituesi i këtij edicioni të dytë dhe gara zhvillohet në mes të Aldos, grupit ‘Natyral’ dhe Arilenës.

Nga ajo që shkruhet në rrjetet sociale, fituesja tashmë është shpallur dhe ajo është Arilena.

Se a do të dalin të vërteta këto hamendësime mbetet të shohim sonte ndërkaq, përveç këtyre konkurrentëve, pa dyshim në garë të fortë mes vete janë edhe vetë mentorët e këtyre treve.

Do ta fitojë Aldo i udhëhequr nga Soni Malaj, grupi “Natyral”, të udhëhequr nga Alban Skënderaj, apo Arilena, e cila ka për mentore këngëtaren shkupjane Tuna, është një përgjigje që do të mund të mësojmë sonte në mbrëmje.