Winslet: Nuk ndjehet mirë me skenat lakuriqe në ‘Titanic’

0

Artistja e njohur Kate Winslet ka zbuluar se disa skena nga filmi legjendar “Titanic“ e ndjekin dhe më tej sepse ndjehet shumë keq tek e sheh veten lakuriq para kamerave.

Bëhet fjalë për skenat nga filmi kur artisti Leonardo di Caprio e fotografon krejtësisht lakuriqe me qafore në fyt dhe e shtrirë. Kate e shikon pa këndshëm këtë skenë dhe refuzon të nënshkruajë foton ku është krejtësisht lakuriqe.

“Më ka ndodhur shpesh që me këtë foto të më jenë afruar adhurues me kërkesë që t’ua nënshkruaj. S’e kuptoj pse e kërkojnë këtë? Ndjehem shumë keq për këtë. Vërtet nuk kam besuar se kjo do të jetë foto që do të më ndjekë kaq shumë vite“, ka thënë artistja.

Kate Winslet po ashtu ka theksuar se në fillim të karrierës e ka pasur të vështirë të jetojë me famën e arritur.