Windows Phone 8.1 vjen me shumë ndryshime – FOTO

loading...

0

loading...
Kompania Microsoft ka lansuar versionin 8.1 të Windows Phone me shumë ndryshime në softuer, është bërë e ditur të mërkurën në San Francisco.

“Ne besojmë se Windows Phone është sistemi operativ i mobilave të mençur më personali nga të gjithë”, tha zëvendëspresidenti i korporatës, Joe Belifore. Versioni më i ri i Windows Phone përmban të shumë përfolurin programin – asistent personal të cilin e ka quajtur “Cortana”.

Cortana për kah përmbajtja është i ngjashëm me “Sirin” e iPhonëve. Cortana mund të programojë oraret e takimeve, të vë alarme dhe të gjejë restorantet që janë afër. Gjithashtu mund të dërgojë edhe “këshilla kujtuese”, p.sh, ta pyesësh familjen për qenushin e ri herën tjetër kur të flasësh me ta.

Asistenti personal Cortana gjithashtu kërkon për vendet e lokalizuara në pajisjen tuaj dhe punon me aplikacionet tjera si Hulu dhe Facebook.

Marketi Windows Phone gjithashtu ka pasur disa rifreskime. Tani ka mundësinë e “Wi-Fi Sense”, që nënkupton që pajisja do të lidhet automatikisht me rrjetet e internetit që gjenden afër. Po ashtu përdoruesit mund të ndërrojnë direkt thirrjen nga ajo normale në thirrjen me Skype .

Microsoft gjithashtu ka freskuar edhe tastierën në Windows Phone 8.1. Kjo thuhet të jetë tastiera më e shpejt në dispozicion tek telefonat e mençur pasi në fakt mban rekordin për shkrimin më të shpejtë.

Azhurnimi thuhet se do të lansohet te përdoruesit e Windows Phone në “muajt e ardhshëm” dhe do të jetë në pajisjet e reja në fund të prillit apo fillim të majit.

0b

0c

0a

0a

0b

loading...