WhatsApp vazhdon të rritet

0

Aplikacioni për shkëmbimin e mesazheve “WhatsApp” ka arritur në 500 milionë përdorues dhe po vazhdon të rritet me shpejtësi në Brazil, Indi, Meksiko dhe në Rusi, ka bërë të ditur kompania.

Drejtuesit e kompanisë kanë njoftuar se rreth 700 milionë fotografi dhe 100 milionë video shpërndahen çdo ditë. Në vitin e pestë të ekzistimit të tij, “WhatsApp” mundëson shkëmbimin e mesazheve, fotografive dhe videove.

Kompania që është blerë për 19 miliardë dollarë nga Facebook-u gjatë muajit shkurt kishte 450 milionë përdorues. Pas marrjes në kontroll nga Mark Zuckerberg, “WhatsApp” synon që deri në fund të këtij viti të arrijë në 1 miliard përdorues.