Wenger nuk heq dorë nga David Villa

loading...

DV_1659644a

loading...
David Villa kërkon të luaj më shumë, por te Barça nuk e ka këtë mundësi ndërsa Arsenali kërkon një bomber që t’ia besoj çelësat e sulmit. E ardhmja e sulmuesit spanjoll pritet të jetë Anglia me Arsene Wenger që nuk heq dorë nga ish lojtari i Valencias dhe kërkon të shfrytëzojë pikërisht pakënaqësinë e tij te Barcelona për ta bindur të kalojë në “Emirates Stadium”. Strategjia e teknikut të Arsenalit është e qartë, nuk do të bëjë asnjë çmenduri për të paguar shumë para për kartonin e lojtarit por do të shfrytëzojë ditët e fundit të merkatos për të tentuar goditjen e madhe. Për Villan, Wenger ka përgatitur fondin 10 mln Paund dhe në anën e tij ka dëshirën e madhe të sulmuesit për t’u larguar, i cili sipas shtypit spanjoll ia ka bërë të qartë klubit dëshirën për t’u larguar.

loading...