Wenger: Ne duhet ta bindim veten se mund ta mposhtim Bayernin në Munich

loading...

Soccer - Barclays Premier League - Arsenal v Norwich City - Emirates Stadium

loading...
Arsenali ka humbur në ‘Emirates Stadium’ nga Bayren Munich prej 1-3, në ndeshjen e parë të 1/8 se finales së Ligës së Kampionëve, por menaxheri i ‘topçinjve’, Arsene Wenger këmbëngul se skuadra e tij ende ka një shans për tu kualifikuar për në çerekfinalen e kësaj gare të madh evropiane.

I pari i bankinës së londinezëve insiston së lojtarët e tij duhet të besojnë se ata mund ta mposhtin në ndeshjen e kthimit ekipin gjerman, takim ky që luhet të mërkurën që vjen në “Alianz Arena”, në ora 20:45.

“Kanë qenë disa ndeshje të fituara nga Arsenali në Ligën e Kampionëve që na kanë bërë të ndihemi krenarë. Ne duhet ta bindim veten se mund ta bëjmë edhe në Munich”, u ka thënë Wenger lojtarëve të tij.

Wenger kërkon nga të përzgjedhurit e tij që të pamundurën ta bëjnë të mundur. “Shansi është i vogël, por mundësia e bën të pamundurën që të jetë e mundur. Kjo do të thotë se do të ishte diçka e madh për ekipin tonë nëse bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë Wenger.

“Ne duhet të përpiqemi që të arrijmë qëllimin tonë. Ne do të shkojmë atje për t’i dhënë vetës një shans për tu kualifikuar. Të gjithë ne besojmë se mund të arrijmë qëllimin tonë. Ne duhet të sillemi në fushën e lojës si një ekip që mund të arrijë qëllimin tonë”, tha tekniku francez.

loading...