Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger është mahnitur me Mesut Ozilin pasi reprezentuesi gjerman debutoi në fitoren 3:1 të Arsenalit kundër Sunderlandit.
Ish-ylli i Real Madridit pas njëmbëdhjetë minutave tregoi cilësitë e tij, duke asistuar për golin e parë të Olivier Giroud në Stadiumin e Dritës.
Më pas dy golat e Aaron Ramsey siguruan fitoren “topçinjve”, por Wenger u tregua shumë i shpejtë për të lavdëruar Ozilin edhe pse ai nuk ishte në formën e tij më të mirë.
“Ishte mirë sepse ishte i sëmurë dje”, ka thënë francezi pas ndeshjes.
“Në pjesën e parë ai ishte i mahnitshëm, kurse në pjesën e dytë ai u lodh fizikisht por në përgjithësi ai luajti mirë”, ka shtuar Wenger.