Wenger: Do të blejmë një sulmues cilësor

loading...

wenger

loading...
Një mes David Villa, Stevan Jovetiçit dhe Adrian Lopezit do të transferohet në “Emirates Stadium” brenda kësaj jave. Është gjysmëpremtimi i Arsen Wengerit, i cili pranoi se Arsenali do të afrojë një tjetër sulmues brenda 31 janarit. Menaxheri francez do të masë edhe një herë pulsin e Barcelonës me një ofertë 12 milionë euroshe për Villën.

Agjentët do të punojnë edhe në dy fronte të tjera, nëse katalanasit u thonë “jo”. Ata do të bëjnë një ofertë për Jovetiçin e Fiorentinës dhe Adrian Lopezin e Atletikos. I pyetur nëse “topçinjtë” do të tentojnë të blejnë një tjetër sulmues brenda orës 24:00 të së enjtes, Venger u përgjigj: “Sa për cilësinë e sulmuesve që kemi nuk ka nevojitet askush, por sa u përket numrave na duhet një i tillë. Nuk do të jetë e lehtë, sepse nuk gjen lojtarë të mirë që mund të transferosh në janar. Por ne do të punojmë deri të enjten që të afrojmë një lojtar cilësor”.

63 vjeçari la të kuptohej se ai është i interesuar të firmosë edhe me mesfushorin e West Hemit, Mohamed Diame, i cili kërkohet edhe nga Tottenham. Ndërkaq në listën e dëshirave të londinezëve është edhe Xhejms MekKarti i Wiganit. Rroga 75 mijë paund në javë që kërkon Diame mund të jetë pengesa e vetme, pavarësisht klauzolës së prishjes së kontratës (3.5 milionë paund). “Unë nuk mund t’iu premtoj se do të firmos me dikë sot, nesër apo të enjten. Për momentin nuk jemi afër askujt. Nuk është çështje optimizmi, por realiteti. Megjithatë ne do të punojmë fort për të afruar një futbollist cilësor”, – shtoi trajneri.

Ai u shpreh i kënaqur me formën që po kalon Zhirudi (13 gola dhe 9 asiste). Francezi ka nisur të shënojë rregullisht në “Emirates Stadium”. “Ishte një javë e mbarë për Olivierin. Tashmë ka fituar besimin. Në zonë është shndërruar në një sulmues të frikshëm për çdo mbrojtje. Kundër Brajtonit ne e nisëm ngadalë ndeshjen, por gjatë pjesës së dytë shpërthyem. Jemi të lumtur që u kualifikuam në 1/8-at dhe do të bëjmë çmos që të fitojmë trofeun e parë pas 8 vitesh pritjeje”, – përfundoi Wenger.

loading...