Welt am Sonntag: Kosovës do t’i ofrohet liberalizimi i vizave por me…


Liberalizimi i vizave për Kosovën edhe mund të ndodh. Por me disa kushte. Në numrin e saj të sotëm e përditshmja “Welt am Sonntag”shkruan se liberalizimi i vizave për shtetet e treta që ofrohet nga Bashkimit Evropian do të pësojë një ndryshim nga praktika e deritashme. Kjo sidomos për shtetet që është planifikuar dhe paralajmëruar se do të ngjajë këtë vit. Kështu duke filluar me Turqinë por edhe për Gjeorgjinë, Kosovën dhe Ukraninën pritet të zbatohet ky ndryshim
Një diplomat i cili s’ka dashur që t’i përmendet emri ka bërë të ditur që BE-ja do të bëjë një marrëveshje të “jashtëzakonshme” me Turqinë e mëpas edhe Gjeorgjinë, Ukrainën e Kosovën e cila nuk ishte bërë deri më tashti. Sipas këtij plani “marrëveshja në fjalë do të përmbajë një klauzolë suspendimi e cila do të aktivizohet automatikisht nëse shteti që ka arritur marrëveshjen me Brukselin nuk i përmbahet asaj për të gjitha aspektet e veçanta të kësaj”
visa