E vërteta është se, ka disa njerëz nëpër botë me të cilët mund të përngjani aq shumë sa që lirisht mund të quheni ‘binjakë të panjohur’.

Ka shumë shembuj të ndryshëm nëpër internet ku njerëzit rastësisht janë takuar me personat të cilët ngjajnë shumë, dhe kanë bërë foto me ta.
Kështu, Niamh Geaney nga Dublini dhe dy shokët e tij ishin aq të interesuar për të gjetur personat me të cilët përngjajnë sa që krijuar një projekt të quajtur ‘Binjakët e huaj’, duke bërë që shumë njerëz të kërkojnë për identikun e tyre në internet, transmeton lajmi.net.

Shumë shpejtë, Geaney gjeti personin me të cilin ngjanë shumë vetëm pak kilometra larg tij. E gjitha çfarë duhet të bëni në këtë webfaqe është që të ngarkoni një fotografi të fytyrës tuaj, dhe më pas të zgjidhni veçoritë tuaja kyçe nga një listë e veçorive.

Më pas do të shfaqen disa fotografi të njerëzve me të cilët përngjani, të cilët mund t’i shikoni dhe ndoshta t’ua vizitoni profilin në Facebook. Është një ndjenjë qesharake. E gjitha çfarë duhet të bëni është të klikoni KËTU, për t’u regjistruar.