WC-të në formën e buzëve kanë indinjuar banorët e Sidneit

loading...

Bota-wc_659647991

loading...

 

Kafeneja e kuzhinës franceze e Sidney L’ Ananas Bar and Brasserie u detyrua të çmontojë WC-të në formën e buzëve të lyera, të krijuara nga artisti holandez Meike van Schijndel, pas një stuhie ankesash nga ana e klientëve.

Administrata e L’Ananas Bar and Brasserie gjithashtu u ka kërkuar ndjesë klientëve që e konsiderojnë veten të fyer. Një nga kritikët më të ashpër të vendit në fjalë u bë shkrimtarja feministe Anne Summers, e cila i quajti WC-të “urryese të grave”.

“Fobia ndaj femrave është përhapur gjërësisht tani dhe ky është vetëm një nga shembujt ilustrativë të saj. Koncepti, ndër të tjera, është i ri dhe befasues”, – ironizoi Summers.

WC-të e van Schijndel janë instaluar tashmë në disa vende të botës, por deri tani vetëm në Australi u bënë shkak i një skandali.

loading...