Vushtrri: Aksident i rëndë komunikacioni, tre të lënduar

Në hyrje të qytetit të Vushtrrisë ka ndodhur një aksidenti i rëndë komunikacioni, ku një veturë Golf V është aksidentuar me një Opel Vectra, raporton Veriu.info.

Deri të ky aksident ka ardhur pasi që njëra nga veturat ka humbur drejtimin, kanë thënë zyrtarët e pranishëm policor në vend të ngjarjes, po nuk kanë mund të përcaktojnë a e shkaktoj aksidentin Golf V që vinte nga Mitrovica, apo Opel Vectra që shkonte në drejtim të Mitrovicës.

Zyrtarët policor kanë thënë për Veriu.info se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, por kanë bërë të ditur se aksidenti ka mundur të kishte pasoja fatale, pasi që Vectra përdorte gaz për djegie motorike.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe bëhet e ditur se kanë pësuar disa lëndime të rënda, mirëpo jo të atilla që e rrezikojnë jetën e tyre.